Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Haradinaj gjatë këtij takimi ka ripërsëritur qëndrimet e tij në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qëndron e përkushtuar në procesin e dialogut, i cili përfundon me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.
Ai shtoi se marrëveshja e 4 shtatorit e arritur në Shtëpinë e Bardhë, është tregues se Kosova është gati që të marrë përgjegjësitë, me garancitë e partnerëve strategjik.
“Prita në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Miroslav Lajcak, me të cilin diskutuam për zhvillimet dhe progresin e dialogut. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qëndron e përkushtuar në procesin e dialogut, i cili përfundon me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”.
“Marrëveshja e 4 shtatorit e arritur në Shtëpinë e Bardhë, është tregues se Kosova është gati që të marrë përgjegjësitë, me garancat e partnerëve strategjik. I shpreha Lajçak qëndrimin se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë përpjekjet dhe se është koha për marrëveshje finale. Çdo zgjatje e procesit nuk i ndihmon paqes dhe stabilitetit në rajon”, shkroi Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/