Site icon Telegrafi

Haradinaj pas takimit me Chollet ka theksuar nevojën urgjente të arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur pas takimit me  delegacionin nga Departmenti i Shtetit i kryesuar nga Derek Chollet.

Haradinaj, tha se theksuar nevojën urgjente të arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë, si hap i domosdosshëm për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

“Në një takim përmbajtësor me delegacionin nga Departmenti i Shtetit i kryesuar nga z. Derek Chollet, Këshilltar i lartë, z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë, z. Spencer Boyer, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO-n, dhe me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, shtrova nevojën urgjente të arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë, si hap i domosdosshëm për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve”, tha Haradinaj.

Tutje shtoi se është e nevojshme po ashtu integrimi i plotë i qytetarëve serbë në institucionet e Kosovës.

“Njëkohësisht, shtrova nevojën e integrimit të plotë të qytetarëve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës si dhe zbatimin e plotë të rendit dhe ligjit në çdo pjesë të vendit”.

“Falënderova përfaqësusit amerikanë për ndihmën e vazhdueshme të ShBA-ve në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës dhe kërkova mbështetjen e tyre edhe në këtë fazë të ndjeshme pa të cilën vështirë se do të mund të arrijmë një marrëveshje përfundimtare të paqes”, shkroi Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version