Site icon Telegrafi

Haradinaj pas mbylljes së objekteve të Postës së Serbisë në veri: Vendimet e njëanshme të Kurtit, janë shkatërrimtare për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas mbylljes së nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri.

Haradinaj thotë se vendimet e njëanshme e të pakoordinuara të Albin Kurtit me aleatët, janë shkatërrimtare për Kosovën, transmeton Telegrafi.

“Përpara se Albin Kurti ta “vrasë” dinarin serb në Kosovë, atë e ka vrarë Euro. Politika e tij populiste që mund të rrezikojë edhe jetët e pjesëtarëve të NATO-s, është sabotim e përpjekje për zhbërjen e shtetit. Ky kryeministër është futur thellë në agjendën e Serbisë e cila për t’i demonizuar shqiptarët i ka vrarë edhe fëmijët e vet në Panda të Pejës, thotë ai në reagimin në Facebook.

Lexo po ashtu BE dhe SHBA kundërshtojnë mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri

Tutje, ai ka ngritur edhe disa dyshime mbi lirimin e Kurtit nga burgu, me dekret të presidentit serb.

“Po dyshoj nëse ky person, si shqiptari i vetëm i liruar nga burgu me dekret të Presidentit serb, Koshtunica, është duke i kryer obligimet që i ka marrë. Por, ia kujtoj atij e gjithë të tjerëve se Kosova ka zot dhe nuk ka qeveri të mund ta kthej mbrapa”./Telegrafi/

Exit mobile version