Site icon Telegrafi

Haradinaj: Pas formimit të Ushtrisë do të aplikojmë për në NATO

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha në një intervistë për A2 CNN shqip, se sapo të formohet Ushtria e Kosovës, vendi do të aplikonte për anëtarësim në NATO, edhe pse kjo e fundit u shpreh qartazi kundër kësaj nisme vetëm pak ditë më parë.

“Pas votimit të ligjeve më 14 dhjetor do të bëjmë atë që bën çdo vend tjetër që ka një ushtri, anëtarësohet në NATO, siç bëri Shqipëria”, u shpreh Haradinaj.
“Deklarata e zotit Stoltenberg nuk ishte saktësisht kundër formimit të Ushtrisë, por disa vende të NATO-s janë shprehur kundër, sepse brenda NATO-s ka disa qasje”, tha tutje ai.

Haradinaj madje është i bindur që Kosova do të bëhet më parë pjesë e Aleancës ushtarake se sa asaj politike. “Në NATO do të futemi më shpejt se sa në Bashkimin Europian. Ne i kemi bërë detyrat tona edhe për liberalizimin e vizave. Por pala tjetër me sa duket jo”, tha ai.

Exit mobile version