Kryeministri, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryesuesi i Komisionit për shënjimin e kufirit e ka njoftuar se raporti është i gatshëm me të gjeturat gjatë procesit të punës.
Haradinaj ka thënë se të gjeturat në raport do t’i procedojë në Kuvend.
“I kam propozuar që një mbledhje të ardhshme të vijnë të na propozojnë në mbledhjen e qeverisë. Me siguri si konkluzë do të dalë se marrëveshjen duhet ta procedojë Qeveria në Parlament. Të gjeturat e raportit ia procedojmë Kuvendit. Sa na përket neve si Qeveri pas njohjes së materialit nuk na mbetët shumë punë, pos me proceduar në Kuvend. Mundemi të hënën me mbajt një mbledhje të qeverisë por së pari të kemi konsulta paraprake”, tha Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë, raporton KP.
Foto: Arkiv