Site icon Telegrafi

Haradinaj paralajmëron Kurtin: Do më kesh në rrugë bashkë me veteranët, nuk të falim nëse nuk rriten pagat

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është treguar i ashpër në raport me Kurtin sa iu përket veteranëve të UÇK-së.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kurti asnjëherë nuk ka qenë në Zonën Operative të Dukagjinit për të konstatuar numrin e veteranëve.

“Kur është bërë zona e lirë, ne kemi pasur mbi 10 mijë ushtarë, njerëz me armë. Mos të ofendohen këta njerëz. Kurti e ka pasur për zgjedhje këtë tezë me veteranët. Votat i ka marrë dhe mjaft më me ofendime”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haradinaj thotë se 37 mijë veteranë kanë mbetur që marrin benificione dhe sipas tij ende  mërgimtarët iu ndihmojnë atyre për të ndërruar protezat.

Lexo po ashtu Haradinaj: Kurti fjalë ka por jo vepra, u tregua i pazoti me Rakiqin

“Kurti nuk mund të fshihet më. Nuk ka qare pa e rrit pagën minimale. Nuk ka qare pa i përfshirë edhe veteranët e kategoritë e lirisë në të njëjtat kritere. Unë po ja jap sot një paralajmërim Kurtit: Po i ofendove veteranët, do më kesh me ta në rrugë. Dhe nuk të falim pasi je duke bërë shaka. Unë do të jem i pari në rrugë”.

“I ka torturua njerëzit nëpër gjykata për punën e veteranëve. Gjykata i ka shpallur të pafajshëm krerët e UÇK-së për listat e veteranëve, derisa ky ende po merret me ta”, deklaroi tutje Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version