Site icon Telegrafi

Haradinaj i pa lëkundur nga qëndrimi për demarkacionin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka treguar se do të kërkojë në tryezën e demarkacionit me 3 gusht që komisioni aktual i qeverisë për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi të shkarkohet menjëherë dhe të formohet një komision miks, i cili do të bisedonte me malazezët.

Lidhur me këtë gjatë një konference për media, lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj ka thënë se debati me ekspertët do ta vërtetojë edhe njëherë qëndrimin që kishte AAK-ja për kufirin me Malin e Zi.

Ai tha se nuk kemi çfarë të fshehim se a ka ardhur kufiri në brendësi të territorit të Kosovës apo jo.

“Kjo është ajo që po na intereson që deputetët të shohin vet që kufiri ka ardhur në brendësi të Kosovës. Ne jemi shumë optimist për këtë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Gjatë kësaj konference po ashtu u bë edhe aderimi i Ahmet Grajçevcit, i cili ka marr detyrën e koordinatorit të Degës në Fushë Kosovë./Telegrafi/

 

Exit mobile version