Telegrafi

Haradinaj nuk e komenton mosdekretimin e Gent Cakajt

Mosdekretimi i Gent Cakajt për ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, nga ana e Presidentit Ilir Meta pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, ka ngjallur reagime dhe debate të shumta në të dyja vendet.

Lexo po ashtu Deklarata e Gent Cakajt për ndryshimin e kufijve në Ballkan, për të cilën supozohet se presidenti Meta nuk e dekretoi (Video)

Por kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj të premten, pas mbledhjes së Qeverisë, nuk ka dashur që ta komentoj mos dekretimin e Gent Cakajt nga Kosova në postin e ministrit të Punëve të jashtme.

“Unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Por me komentua një vendim të tillë jo”, tha Haradinaj. /Telegrafi/