Mosdekretimi i Gent Cakajt për ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, nga ana e Presidentit Ilir Meta pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, ka ngjallur reagime dhe debate të shumta në të dyja vendet.
Por kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj të premten, pas mbledhjes së Qeverisë, nuk ka dashur që ta komentoj mos dekretimin e Gent Cakajt nga Kosova në postin e ministrit të Punëve të jashtme.
“Unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Por me komentua një vendim të tillë jo”, tha Haradinaj. /Telegrafi/