Telegrafi

Haradinaj: Nëse prishet koalicioni qeverisës taksa mbetet deri në verë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se nëse prishet koalicioni qeverisës dhe shpallen zgjedhjet atëherë taksa do të mbetet deri në verë.

Haradinaj këto komente i bëri  në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Ai po ashtu tha se nuk do ta heqë taksën, ndërsa u shpreh se nëse prishet koalicioni atëherë taksa do të mbetet deri në verë, raporton Telegrafi.

Lexo po ashtu AAK i qëndron prapa Haradinajt, taksa nuk do të hiqet

“…Sa i përket prishjes së koalicionit dhe shkuarjes në zgjedhje i bie që taksa të mbetet deri në qershor. Sepse nëse shpallen zgjedhjet i bie nja 45 ditë deri sa të mbahen, derisa të krijohet parlamenti dhe 30 ditë tjera, kështu që hyjmë në verë. Bëhuni gati se në verë do të hyjmë me taksë”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se si i ka raportet me LDK dhe VV-në, ai tha: “Kam komunikim dhe me LDK dhe me VV. Nëse njëra nga kushtet që kam nxjerr unë më prish me dikë nuk ka dert, du me ndejt mirë me të drejtën time. Nëse dikush ka problem me kërkesat që kam vendos atëherë jemi të prisht apriori, nuk kam arsye me hap veten më”. /Telegrafi/