Telegrafi

Haradinaj: Në qershor marrim vlerësimin për vizat, besoj se është pozitiv

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha sot pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës se në qershor do ta kenë vlerësimin e institucioneve të Bashkimit Evropian për vizat, ndërsa shprehu besimin se vlerësimi do të jetë pozitiv.

Haradinaj tha se ky vlerësim do të kalojë në institucionet e BE-së dhe po ashtu nevojitet aprovimi i secilit shtet.

Kryeministri tha se si dinamikë kohore është mundësia që në fund të vitit qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm.

Ai tha se qytetarët e meritojnë lëvizjen e lirë, ndërkaq theksoi se në të gjitha takimet me përfaqësuesit e vendeve të BE-së thekson se prej Kosovës nuk do t’iu shkojnë krimi e emigrantët. /Telegrafi/

Foto: Arkiv