Site icon Telegrafi

Haradinaj në Prekaz, kërkon nga mërgata të vazhdojë të lartësojë atdheun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Prekazi është vendi i i cili i bashkon shqiptarët kudo që janë, ardhja sipas tij e diasporës në Prekazin e Adem Jasharit është lidhja më e mirë për atdheun.

Haradinaj ka shkruar se bashkatdhetarët i kanë dhënë mbështetje të fuqishme luftës çlirimtare, si dhe mbijetesës së popullit gjatë luftës, përcjell gazetametro.net.

Kryeministri ka thënë se diaspora sot janë në shtëpinë e saj, në shtetin e tyre sovran, sipas tij komandanti Adem Jashari dhe familja e tij janë në rend të parë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Prekazi është vendi që i bashkon shqiptarët kudo që janë. Ardhja e diasporës në Prekaz është lidhja më e mirë me atdheun.

Bashkatdhetarët i kanë dhënë mbështetje të fuqishme luftës çlirimtare, si dhe mbijetesës së popullit gjatë pushtimit. Ishim së bashku në kohë të rënda, por jemi bashkë edhe në ndërtim e krijim.

Sot, diaspora jonë është në shtëpinë e saj, në shtetin sovran, që është jetësuar falë sakrificës së atyre që i dolën zot Kosovës. Komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe familjes emblematike Jasharaj, në rend të parë.

Mërgata shqiptare të vazhdojë ta lartësojë atdheun, të drejtën dhe vlerën tonë, ashtu siç ka bërë gjithmonë, përcjell Telegrafi

Exit mobile version