Telegrafi

Haradinaj në Podujevë: Mbresëlënëse gatishmëria e të rinjve për të marrë përgjegjësi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Podujevë me ç’rast ka zhvilluar disa aktivitete.

Haradinaj bashkë me kolegë partiak, ka bërë homazhe te përmendorja e heroit Afrim Zhitia dhe në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan.

Pas homazheve ai ka zhvilluar një takim konsultues me degën e AAK-së në Podujevë.

“Mbresëlënëse gatishmëria e të rinjve për të marrë përgjegjësi. Po ashtu, shumë e vlefshme gatishmëria dhe këshillat e anëtarëve themelues të degës, si dhe përkrahja që ata kanë për brezin e ri në politikë”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në Facebook./Telegrafi/