Telegrafi

Haradinaj në mbledhjen e dy qeverive shqiptare: Do t’i nënshkruajmë nëntë marrëveshje

Kryeministri i Kosovës, Ramusah Haradinaj, në hapjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare është shprehur i bindur se nënshkrimi i nëntë marrëveshjeve do të shpie në një të ardhme të afërt deri në unifikimin e ekonomive.

Haradinaj tha se e dinë që populli i Kosovës dhe Shqipërisë presin më shumë nga dy qeveritë dhe nga këtu do të vazhdojnë me punë dhe angazhim në ballafaqimin e sfidave të shumta.

“Sot Kosova është palë kontaktuese me BE-në, MSA-në dhe njëkohësisht ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe pret që e drejta e vet të respektohet nga e institucionet e BE-së”, ka thënë ai.