Site icon Telegrafi

Haradinaj në Lipjan: Kosova kthehet prapa më 6 tetor nëse nuk dilni me votu

I nominuari i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar sonte qytetarët e Lipjanit.

Sipas njoftimit për media në tubimin në Lipjan, Haradinaj i ka shpjeguar qytetarëve se si kthehet Kosova prapa.

“E kam një drojë që Kosova mundet me u kthy pak prapa më 6 tetor, nëse të gjithë ju nuk dilni me votu së pari dhe nëse fiton një koncept tjetër, jo koncepti 100% shtet, prap po na kthejnë prapa e prap dikush duhet me hekë qysh kom hekë unë në rastin konkret me e nxjerr Kosovën prej ku e kanë vendos, me shku kah rruga jonë 100% shtet e ndoshta edhe me i mbajt në shpinë presionet për ta forcuar vendin tonë”, tha Haradinaj.

Në këtë tubim kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve të Lipjanit./Telegrafi/

Exit mobile version