Site icon Telegrafi

Haradinaj: Kosova nuk i ka votat për versionin e tashëm të demarkacionit

Kryeministri i Kosovës njëherësh kryetar i AAK Ramush Haradinaj, tha se në Kosovë po ndodhë qeverisja në veprim, si punë duke mbrri tek qytetari.

“Për pak ditë që jemi në punë kam me mbrri në cak. Disa tema edhe pse të vështira po realizohen. BE dhe Amerika kanë filluar me ndjek këtë qeverisje pozitive. Kemi ardhur në kohën e duhur. Edhe dikur kemi kërkuar liberalizim, ndërsa sot është një cështje tjetër për zbatimin e MSA-së”, tha Haradinaj në tubimin elektroral të AAK-së, në Pejë.

Haradinaj tha se në këtë kontratë në rend është edhe liberalizmi i vizave duke zbatuar reformat dhe po punojmë edhe për statutin e kandidatit të Kosovës në BE.

“Demarkacioni nuk është ratifikuar në Mal të Zi, sepse pa u ratifikuar nga dy shtetet nuk ka marrëveshje. Andaj, miqve të Kosovës nuk ju rrej dhe Kosova nuk i ka dy të tretat e votës për këtë verzion dhe as vota ime nuk është”, tha Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version