Site icon Telegrafi

Haradinaj: Ne jemi krenarë për miqësinë e mrekullueshme të Britanisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në festimin të Ditëlindjes së Mbretereshës Elizabeth II, i ftuar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se është kënaqësi që në këtë ditë të rëndësishme për shtetin mik, Britaninë, të ngrenë dolli për shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth.


Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se është krenar për miqësinë e mrekullueshme që dy vendet tona kanë krijuar ndër vite.

“Sonte, në festim të Ditëlindjes së Mbretereshës Elizabeth II, i ftuar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Kënaqësi që në këtë ditë të rëndësishme për shtetin tonë mik, Britaninë, të ngremë dolli për shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth.

Ne jemi krenarë për miqësinë e mrekullueshme që dy vendet tona kanë krijuar ndër vite.

Uroj që sikur sot, të jemi bashkë përherë”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version