Telegrafi

Haradinaj: Në javën e fundit të korrikut, Kosova do të jetë me Qeveri të re (Video)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, njëherësh i nominuar për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, ka theksuar se në javën e fundit të korrikut do të formohet Qeveria e Kosovës”, transmeton Telegrafi.

Haradinaj ka thënë për “RTV Dukagjini” se vendit nuk duhet t’i ndodhë skenari i vitit 2014, kohë kjo kur, sipas tij, “kishin një përvojë të bllokadës së institucioneve, e ku si rezultat i zhgënjimit mbi 100 mijë qytetarë u larguan nga Kosova”.

“Unë po them që Kosova do ta ketë Qeveri në afat rekord kohor. Nesër në takim – nëse realizohet – do t’i ftojë për me marrë pjesë ne Ekzekutiv, Lëvizjen Vetëvendosje (VV), Lidhjen Demokratik të Kosovës (LDK) dhe Listën Serbe”, ka shtuar Haradinaj. /Telegrafi/