Telegrafi

Haradinaj në FSK: Ushtrinë që e kemi duhet t’i japim mandatin kushtetues

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka thënë se FSK-ja është sinonim i suksesit dhe besimit.

“Ka edhe institucione që flasin për sukses, këtu është një adresë që mund të flasim vetëm për sukses dhe suksesi më i madh është besimi në FSK-në dhe në ministrinë. Kjo shkallë e lartë e besimit ka një sekret. Është një besnikëri e të gjithë pjesëtarëve të forcës në misionin që kanë t’i shërbejnë atdheut, qytetarëve dhe po ashtu ndaj aleatëve të Kosovës në temën e sigurisë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj gjatë kësaj vizite është pritur nga ministri Rrrustem Berisha, ku mes tjerash kryeministri theksoi se anëtarësimi i i Kosovës në NATO u garanton siguri edhe më të lartë komuniteteve jo-shumicë.

“Përcaktimi ynë drejtë NATO-s është legjitim. Është në përputhje të plotë më komunitetet jo shumicë dhe i garanton dhe serbët e Kosovës që të sjellë me shumë siguri. Jam i bindur qe FSK do ta vazhdojë këtë perspektivë të rritjes së besimit edhe te komuniteti serb”, tha Haradinaj, duke theksuar se ushtrinë që e kemi duhet t’i japim mandatin kushtetues.

Ndërsa ministri i FSK-së Rrustem Berisha, e ka njoftuar kryeministrin për të arriturat dhe aktivitet për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri.
Ai tha se nga Haradinaj kanë pranuar shumë obligime dhe detyra për të cilat është zotuar se do t’i realizojnë. /Telegrafi/