Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kyreministrin e Kosovës sepse sipas tij ai dha Asociacionin për Këshillin e Evropës
Hartadinaj tha se nga Qeveritë e kaluara është ruajtur Asociacioni e komunave me shumicë serbe për ta marrë njohjen bilaterale nga Serbia apo anëtarësimin ne NATO.
Ish-kryeministri e pa si pozitive kalimin në raundin tjetër për anëtarësim në Këshill të Evropës, por tha se po shuhet karta kryesore e Kosovës.
“Na krejt çfarë kemi pasur si Kosova e kemi dorëzuar për Këshill të Evropës, nuk po them që është mbrapa, shqyqyr. Jam gëzu, kemi punu për vota, kam qenë aktiv gjithë kohën. Kur e kanë dërgu këta letrën, Kurti, Osmani Konjufca e kanë shty Kosovën borxh, me ndërmarrë veprim për zbatim të Asociacioni”.
“Asociacioni nuk është zbatu për sa vjet, sepse problemi ka qenë sepse ishte karta kryesore për me marrë njohjen bilaterale të Serbisë, nëse jo me madh diçka të madhe, anëtarësimin në NATO’n”, ka thënë Haradinaj në “Pressing” të T7.