Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Pejë ku ka mbajtur një takim me strukturat e partisë së tij në këtë qytet.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Postimi i plotë i Haradinajt:
“Në një atmosferë mobilizuese, takim me strukturat e AAK-së në Pejë, aty ku u lind Aleanca. Tani më e fuqishme se kurrë, Aleanca është e gatshme për zgjedhjet nacionale, me ofertën më të mirë të forcimit të lidhjes së qytetarit me shtetin, ekonomikisht të zhvilluar dhe me vizion të qartë për të ardhmen euro-atlantike. RH”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/