Telegrafi

Haradinaj: Marrëveshja e ratifikuar na obligon t’i bëjmë korrektimet në drejtim të Çakorrit   

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë të enjten se pjesë e marrëveshjes së ratifikuar në Kuvend është edhe raporti i Komisionit dhe deklarata e dy presidentëve që i tashmë i obligon të bëjnë korrektimet e nevojshme në drejtim të Çakorrit dhe Kullës.

Haradinaj në takimin me përfaqësuesit e Komisionit për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, i falënderoi për punën e deritashme.

Kryeministri theksoi përkrahja e Komisionit për formimin e trupës së përbashkët me Malin e Zi është jetike në procesin e korrigjimeve të vijës kufitare sipas ligjit të ratifikuar të mërkurën.

“Puna e palodhshme dhe e mbështetur në fakte e Komisionit për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, argumentet e të cilëve ndihmuan shumë lidershipin politik për të marrë vendime të duhura shtetërore, e veçmas puna e tyre i ka ndihmuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me ratifikimin e Marrëveshjes i dhanë përgjigje një çështjeje që kishte mbetur pezull plot tre vjet. Pjesë e marrëveshjes së ratifikuar është edhe raporti i Komisionit dhe deklarata e dy presidentëve që na obligon të bëjmë korrektimet e nevojshme në drejtim të Çakorrit dhe Kullës. Përkrahja e Komisionit për formimin e trupës së përbashkët me Malin e Zi është jetike në procesin e korrigjimeve të vijës kufitare sipas ligjit të ratifikuar dje”, thekson Haradinaj. /Telegrafi/