Telegrafi

Haradinaj: Manastiri të mos i gëzoj pronat e jashtëligjshme që ia dhuroi regjimi i Millosheviqit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka theksuar se Manastrit të Deçanit nuk i duhen dhjetëra hektarë tokë që nuk janë pronë e tij.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Manastiri i Deçanit mund të lulëzojë e të jetë i qetë në detyrën e tij, vetëm duke pasur marrëdhënie të mira me komunitetin dhe se shqiptarët gjithmonë e kanë mbrojtur këtë manastir.

Postimi i plotë:

Manastiri i Deçanit të distancohet nga dhuratat dhe regjimi i Millosheviqit
Çka i duhen Manastirit të Deçanit edhe dhjetëra hektarë tokë, që nuk janë pronë e tij! Për çfarë do t’i shfrytëzonte ky Manastir këto prona.
Si është e mundur që Sava Janjiq, që është kryekishtar aty, të pranojë logjikën e konfrontimit me komunitetin dhe të mos e kuptojë, se Manastiri mund të lulëzojë e të jetë i qetë në detyrën e tij, vetëm duke pasur marrëdhënie të mira me komunitetin.
Manastirin e Deçanit, edhe në kohët më të vështira është ruajtur e mbrojtur nga shqiptarët, madje edhe atëherë kur ata kanë pasur edhe fuqinë edhe pushtetin.
Popullata e Deçanit, historikisht ka qenë miqësore me këtë Manastir dhe kjo duhet të jetë e shkruar edhe në dokumentat e Kishës dhe duhet ta dijë shumë mirë edhe Ati Sava.
Popullata dhe Manastiri duhet të bashkëjetojnë, por jo duke plaçkitur nga njëri-tjetri. Manastiri i Deçanit, duhet ta gëzojë pronën e vetë, por jo pronat që kundërligjshëm ia ka dhuruar Regjimi i Millosheviqit.
Për më tepër, në emër të paqes dhe të harmonisë me shqiptarët, krerët e Kishës së Deçanit, dhe jo vetëm, do të duhej të ishin distancuar edhe nga rregjimi i Millosheviqit edhe nga dhuratat e tyre. Manastiri i Deçanit duhet ta zgjedh miqësinë me shqiptarët dhe jo vetizolimin