Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pasi xhudistja e njohur kosovare Majlinda Kelmendi i dha sot fund edhe zyrtarisht karrierës së saj të pasur.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se Majlinda Kelmendi do të mbetet përgjithmonë heroina jonë dhe fitoret e saja do të vazhdojnë të frymëzojnë gjenerata të tëra të sportistëve shqiptarë.
Postimi i plotë:
Ajo na solli lajme të mira e na dhuroi shumë çaste krenarie. Lartësoi e i dha ngjyra flamurit tonë. U bë inspirim, nder dhe krenari e shqiptarëve.
Ajo është çika jonë e artë. Mbretëresha e Xhudos.
Majlinda Kelmendi që sot përmbylli karrierën e saj si garuese, do të mbetet përgjithmonë heroina jonë. Fitoret e saja do të vazhdojnë të frymëzojnë gjenerata të tëra të sportistëve shqiptarë.
Fat e suksese të mëtejshme Majlinda!