Site icon Telegrafi

Haradinaj: Me Listën Serbe nuk kam diskutuar për ushtrinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura nuk ka biseduar asnjëherë me Listën Serbe.

Haradinaj sot nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pasi që sipas tij ato i ka thënë një ditë më parë.

Këto deklarata kryeministri i Kosovës i tha pas një takimi që pati me ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo, takim ky që ka zgjatur më shumë se një orë e gjysmë.

Haradinaj tha se takimi kishte karakter pune pasi që Ministria e Bujqësisë është e rëndësishme dhe ka një buxhet prej 48 milionë euro grante dhe subvencione për fermerët.

“Të gjitha këto subvencione dhe grante do të ishte mirë që të shpërndahen në mënyrë të drejtë tek fermerët”, tha Haradinaj. /KP/

Exit mobile version