Site icon Telegrafi

Haradinaj: Ligji për Trepçën dëshmoi se jemi të bashkuar në vendimet e drejta

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se votimi i Ligjit të Trepçës është një dëshmi se vendimet e drejta mund të bashkojnë pozitën dhe opozitën.

“Interesi për shtetin dhe qytetarin, është mbi secilin prej nesh. Ligji i miratuar sot, tash kërkon zbatim të shpejt dhe pa asnjë devijim të tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka shtuar se është interes jetik i Kosovës që të fillojë rimëkëmbja ekonomike dhe ligji i miratuar mbrëmë është një ogur i mirë.

Haradinaj thotë se shpreson që vendimet e drejta, të i bashkojnë edhe në rastin e Demarkacionit dhe të Asociacionit.

Exit mobile version