Site icon Telegrafi

Haradinaj: Ligji për Paga, historike për sektorin publik

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se miratimi i Ligjit për Paga, do të vendos rregull në sistemin e pagave.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka theksuar se rreth 70 për qind të punonjësve në sektorin publik do të kenë rritjen më të madhe të pagave të tyre.

Ndërkaq, e ka quajtur ditë historike për punonjësit në sektorin publik.

“Ditë historike për punonjësit në sektorin publik. Sot për herë të parë Kosova u bë me ligjin e pagave, që vendosë rregull në sistemin e pagave dhe rreth 70 për qind të punonjësve në sektorin publik po e përjetojnë rritjen më të madhe të pagave të tyre”, ka shkruar Haradinaj.

“Poashtu, me kalimin e pakos së ligjeve për administratën shtetërore dhe për zyrtarët publik Kosova ka shënuar një arritje të madhe, duke përmbyllur një punë intensive të të gjitha institucioneve të vendit, në zbatim të programit të punës së Qeverisë, Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, Agjendës së Reformave Europiane dhe Strategjisë Kombëtare për Zhvillim.

Falënderoj deputetët për përmbylljen e kornizës ligjore, që konsiderohet si shtyllë e shtetit dhe funksionimit të tij që i jep vendit qeverisje të mire, zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit, si dhe përafron Kosovën me Bashkimin Europian”, shkruan Haradinaj./Telegafi/

Exit mobile version