Site icon Telegrafi

Haradinaj lëshoi takimin me Kurtin, tregon arsyet se pse e bëri këtë

Kryeministri Albin Kurti që nga mëngjesi është në takim me kryetarët e partive opozitare. për të diskutuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Në takim janë drejtuesit e Partisë Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dal i pari nga ndërtesa e Qeverisë, duke u arsyetuar se kryeministri “po mbante ligjërata e nuk po e sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën”

LIVE: E gjithë ajo që po ndodh në takimin mes Kurtit dhe liderëve të opozitës

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, ka shtuar ai.

Kurti një ditë më parë tha se situata aktuale është një përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin. /Telegrafi/

Exit mobile version