Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se negociatat e AAK-së me LDK-në janë ende të pa-konkretizuara, por ka thënë se ka dakordim për bashkëqeverisje.
Ai tha se nuk është kohë zgjedhjes kjo periudhë dhe se kundër kësaj janë të gjitha partitë, përveç LVV-së.
“Nuk ka gjëra konkrete. Por ka dakordim për bashkëqeverisje në të ardhmen me LDK-në. E patë që të gjitha partitë ishin kundër shkuarjes në zgjedhje, përveç VV-së. Nuk ka rrethana për me shku në zgjedhje”, tha Haradinaj në RTK.
Më tej theksoi se kryeministrin në detyrë Albin Kurti e humbi mundësinë në Parlament, duke e prishur qëllimisht koalicionin.
“Në të ardhmen pritet të shohim, se çfarë zhvillimesh do të kemi. Platforma politike për të cilin jemi pajtuar me LDK-në, janë disa prej këtyre si menaxhimi i situatës së pandemisë, krijimi i stabilitetit pas pandemisë, rikthimi i buxhetit për ato komuna që kjo qeveri i ka linçu. Ligji për Pagat që duhet të zbatohet, etj.”, tha Haradinaj.