Site icon Telegrafi

Haradinaj: Ky version i Demarkacionit është “i vdekur”!

Sipas kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, versioni i tanishëm i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, është “i vdekur”.

Ai këto komente i ka bërë në Pejë, në vazhdën e takimeve të tij me qytetarët nëpër komunat e Kosovës.

“Para se me u nënshkru demarkacioni, në momentin kur e kam marrë vesh se ka gabime në shënjimin e kufirit, i kam shkruar letër në atë kohe ish – Presidentes Jahjaga, kryeministrit Musftafa, kryetarit të Parlamentit Kadri Veseli, ish – ministrit të jashtëm, Hashim Thaçi, duke i lutur që të mos shkojnë tutje, sepse kanë ndodhur gabime. Letër i pata shkruar edhe komandantit të KFOR-it, ambasadorëve të vendeve të Quintit, përfaqësuesit të Bashkimit Evropian (BE), Samuel Zhbogar”, ka theksuar Haradinaj.

Sipas tij, marrëveshja për demarkacionin në mes Kosovës dhe Malit të Zi ka vdekur, duke shtuar se më mirë do të ishte që të lejohej parlamenti që të bënte rrëzimin e një marrëveshje të tillë.

“Nëse nuk e kanë guximin, le ta rishikojnë atë. Rishikimi nënkupton me u kthy kufiri në Çakorr, në Kullë, me u kthy majave të larta”, ka shtuar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version