Telegrafi

Haradinaj, Kurtit: Zbrit në tokë kryeministër, shteti nuk udhëhiqet me llafe

Foto: Arkiv

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka shpërndarë një video incizim në faqen e tij Facebook ku shihet kryeministri Kurti në një televizion të Shqipërisë duke kundërshtuar  taksën që duhet paguar prej 5 euro për të hyrë në Shqipëri.

Haradinaj ka shkruar se kur Kurti ka kundërshtuar ashpër këtë taksë ai ishte përkrahë tij.

“Por ti nuk paske qenë i sinqertë, sepse ndryshe nuk kishe vendosur që shtresës së mesme të popullit, e për hesap të oligarkëve, me ia marrë edhe nga 5 euro nga xhepi. Edhe kjo “nalepnica jote” ka mundur të kushtojë 1 euro, por ti paske hesape të tjera. Zbrit në tokë o Kryeministër se Shteti nuk udhëhiqet me llafe, sado të bukura qofshin ato, por me punë! E ju çdo punë po e keni të ligë, siç e ligë është edhe kjo hajnia prej 5 eurosh!”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Dikur e kundërshtoje ashpër taksën e Rrugës së Kombit dhe unë atëherë isha me ty!
Por ti nuk paske qenë i sinqertë, sepse ndryshe nuk kishe vendosur që shtresës së mesme të popullit, e për hesap të oligarkëve, me ia marrë edhe nga 5 euro nga xhepi.
Edhe kjo “nalepnica jote” ka mundur të kushtojë 1 euro, por ti paske hesape të tjera.
Dikur veç unë të quaja mashtrues e tani numri atyre që të cilësojnë si mashtrues është tepër i madh!
Zbrit në tokë o Kryeministër se Shteti nuk udhëhiqet me llafe, sado të bukura qofshin ato, por me punë! E ju çdo punë po e keni të ligë, siç e ligë është edhe kjo hajnia prej 5 eurosh!