Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, se shteti nuk mbahet me “vitra”.
Haradinaj ka thënë se Kurti është një mashtrues ordiner, derisa ka kërkuar nga ai që të rris pagat e pensionet.
“Shteti nuk mbahet me “vitra”, herë 50 euro e herë 100 euro! Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në “cirk social”. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Shteti nuk mbahet me “vitra”
Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaqet.
Shteti nuk mbahet me “vitra”, herë 50 euro e herë 100 euro! Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në “cirk social”. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë.
Nëse nuk di, merr shembull nga shtetet përreth. /Telegrafi/