Site icon Telegrafi

Haradinaj, Kurtit: Hiqe bllokadën kryeministër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke komentuar masat e reja për të hyrë në Kosovë, ka thënë se ndalimi në kufi i qytetarëve që nuk i kanë tri vaksina, është vendim arbitrar dhe i dëmshëm.

Lexo po ashtu Kuksianët bllokojnë rrugën në Morinë, kërkojnë të mos zbatohet vendimi me tre doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë

Haradinaj ka shkruar në Facebook se me këtë vendim bllokohen kryesisht shqiptarët.

“Këtë masë nuk e ka apliku asnjëri nga shtetet fqinje. Ky është gabim i rëndë i qeverisë, që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Prandaj hiqe bllokadën Kryeministër”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version