Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Haradinaj ka thënë se “kundërshton fuqishëm trajtimin e padinjitetshëm të një të zgjedhuri të popullit, siç është Behgjet Pacolli”.
“Gjithmonë kam qenë kundër trajtimit të padinjitetshëm të kujtdo qoftë, duke mos përjashtuar këtu edhe trajtimin, potencialisht të keq të aktivistëve të VV-së dikur. Pa ndryshu asnjë shkronjë, sot e kundërshtoj fuqishëm trajtimin e padinjitetshëm të një të zgjedhuri të popullit, siç është deputeti Behgjet Pacolli. Sipas Kushtetutës, mandati i deputetit është i pacenueshëm dhe i pandikueshëm nga agjendat politike”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/