Kryeministri Ramush Haradinaj, sot ka kujtuar 24 vjetorin e masakrës së Srebrenicës duke nderuar mijëra viktima civilë, gra të moshuar, njerëz të pafajshëm dhe të pambrojtur.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo masakër na e kujton një epokë të errët dhe një akt barbar të një regjimi mizor.
“Në 24 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, nderojmë me respekt mijëra viktima civile, fëmijë, gra, të moshuar, njerëz të pafajshëm dhe të pambrojtur. Kjo masakër, na e kujton një epokë të errët dhe një akt barbar të një regjimi mizor. Masakra në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan nga regjimi i Millosheviqit dhe vartësve të tij, mbeten njolla të pa shlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia e munguar. Sot, Kosova është me popullin e Bosnjës, me familjet dhe dhimbjen e tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/