Site icon Telegrafi

Haradinaj kujton ish-presidentin Rugova në ditëlindjen e tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 76 vjetorit të lindjes.

Haradinaj ka thënë se presidenti historik, Ibrahim Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët, transmeton Telegrafi.

“Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i Presidentit Rugova në vitet e para të lirisë. Gjithmonë i kujtoj idetë e qëndrimet e tij, bashkëpunimin dhe veçmas mbështetjen që më dha në kohën kur isha ftuar për ballafaqim me drejtësinë ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj sipër një fotografie të publikuar me ish-presidentin Rugova.

Haradinaj ka shkuar se “Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda nesh. Urime ditëlindja, President”./Telegrafi/

Exit mobile version