Site icon Telegrafi

Haradinaj kujton Anton Çettën: Me sukses e prishi projektin serb të gjakmarrjes mes shqiptarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar Anton Çettën.

Haradinaj shkruan se Çetta ishte humanist dhe kontribuues i madh të çështjes kombëtare shqiptare, Anton Çetta”.

Kreu i AAK-së thotë se Çetta me sukses prishi projektin serb të gjakmarrjes mes shqiptarëve, në kohën kur më së shumti duhej bashkimi.

“Albanologu nga Gjakova, me sukses prishi projektin serb të gjakmarrjes mes shqiptarëve, në kohën kur më së shumti duhej bashkimi. Do ta kujtojmë përherë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version