Telegrafi

Haradinaj: Kryeministri ynë komunist po krenohet se i ka ulur shpenzimet e darkave – çka do të ndodhë me dialogun e asociacionin

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti.

Kjo si shkas i një darke të organizuar nga ambasadori i Serbisë në Uashington Marko Gjuriq me disa anëtarë të Kongresit amerikan.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se Kurti po krenohet me uljen e shpenzimeve për dreka e darka zyrtare.

Ndërkaq, ai pyeti Kurtin se çka do të ndodhë me dialogun e asociacionin…

“14 kongresistë amerikanë nga Komisioni i Punëve të Jashtme, Komiteti Ushtarak dhe Komisioni i Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve, në darkë tek ambasadori serb në Uashington, e kryeministri ynë komunist, krenohet që ka ulur shpenzimet për dreka e darka. Çfarë do të ndodhë me dialogun dhe asociacionin me këtë qasje komuniste të kryeministrit tonë?”, tha Haradinaj, transmeton Telegrafi.