Site icon Telegrafi

Haradinaj: Kosova ka qenë shembull i tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare

Kryeministri Ramush Haradinaj i ftuar në iftar nga hoxhë Eroll Rexhepi në Pejë, sonte ka thënë se Kosova me mburrje promovon vlera dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Faceook.

“Sonte në iftar mes shumë miqve, i ftuar nga hoxhë Eroll Rexhepi në Pejë. Rast i veçantë për të ndarë mendime të ndryshme mbi vlerat e popullit të Kosovës.  Kosova me mburrje promovon vlera dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare.

Uroj që rruga jonë e shtetndërtimit të vazhdojë të bazohet mbi këto parime. Ne jemi bashkë në solidaritet, të drejta dhe obligime. Si simbol të këtyre vlerave të përbashkëta, hoxhës Eroll Rexhepi ia dhurova flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

 

Exit mobile version