Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka folur edhe për procesin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Ai shtoi se Kosova është duke e përgatitur një zgjidhje të duhur për këtë çështje.
“Kosova ka bashkëpunim të mirë me Malin e Zi dhe këto vite të fundit Mali i Zi nuk është korit me ne. Sa i përket kufirit Kosova është duke u përgatitur për një zgjidhje”, tha Haradinja, raporton Telegrafi.
Në anën tjetër, kryeministri Edi Rama, shtoi se interesi i Kosovës është që ta dërgoj në fund zgjidhjen e këtij problemi i cili është kthyer në ngërç.
“Nuk është problem i Malit te Zi por është problem politik i brendshëm i Kosovës. Mali i Zi është një vend mik për shqiptarët”, tha Rama. /Telegrafi/