Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet ta lehtësojë rregullativen për të tërhequr investime të huaja në sektorin e energjisë.
Haradinaj këto komente i ka bërë pas takimit koordinues me BERZH, KOSTT dhe ZRRE.
“Takim koordinues me BERZH, KOSTT dhe ZRRE për ta analizuar lehtësimin e procedurave për investime në sektorin e energjisë së ripërtëritshme. Kosova duhet të lehtësojë rregullativen për të tërhequr investime të huaja dhe për qasje në kredi, si dhe të forcojë rolin e BERZH-it në përkrahjen e investimeve të mëdha në këtë sektor”, ka shkruar Haradinaj, në profilin e tij në Facebook.
Në takimin e parë të Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike është prezantuar kompania e parë për investime strategjike. Sipas prezantimit, kompania do të investoj në sektorin e energjisë alternative në vlerë prej 169 milionë euro.
Sipas raportit të fundit mbi bilancin energjetikë, Kosova gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018 ka importuar 347.6 GWh energji elektrike. /Telegrafi/