Telegrafi

Haradinaj konsultohet me deputetët e VV-së për demarkacionin (Foto)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tashmë kanë arritur në sallën ku pritet për pak të fillojë seanca për ratifikimin e demarkacionit.

Koalicioni qeverisës ende nuk dihet nëse i ka siguruar votat e duhura për ta kaluar këtë marrëveshje.

Kryeministri Ramush Haradinaj është parë për pak momente duke biseduar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, e kjo sigurisht që për t’i bindur të ndryshojnë qëndrimin rreth demarkacionit. /Telegrafi/