Telegrafi

Haradinaj komenton kritikat e Këshillit të Ministrave të BE-së për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar kritikat e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Haradinaj ak thënë se Këshilli e njeh rëndësinë e e liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan Telegrafi.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se në muajin mars 2019, Parlamenti Evropian përkrahu propozimin e Komisionit Evropian në lexim të parë ku vendimi për këtë propozim është duke u konsideruar nga Këshilli.

Lexo po ashtu Kush është fajtor për mosliberalizim të vizave, flasin analistët

“Këshilli e njeh rëndësinë e e liberalizimit të vizave për Kosovën. Komisioni ka bërë një propozim zyrtar në muajin Maj 2016 që të transferojë Kosovën në listën e shteteve që mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, ashtu siç është prezentuar në raportin e Korrikut 2018 rreth përmbushjes së kritereve të mbetura. Në Mars 2019, Parlamenti Evropian përkrahu propozimin e Komisionit Evropian në lexim të parë. Vendimi për këtë propozim është duke u konsideruar nga Këshilli.”, përkthim i saktë i Konkluzionit preliminar (pika54), të Këshillit të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/