Në emisionin Rrokum Rroll në TV Rrokum, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Greg Delawie të dhënë në debatin e sotëm për demarkacionin.
“Nëse Kuvendi e kundërshton marrëveshjen, ambasadori amerikan ka me respektu këtë. Ai tha po ashtu se sido që votoni, Qeveria amerikane është me popullin e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, për herë të parë Delawie tha diçka të rëndësishme meqë nuk u deklarua si herët tjera në formë të prerë.
“Shpresoj që Mali i Zi e kupton se është interes i dyanshëm me rishikua marrëveshjen. Nuk i japim asnjë metër tokë askujt”, ka thënë ai. “Boll ma, dhamë Plavë e Guci, Toplicat e Nishin. Nuk janë më shqiptarët ata që kanë qenë”, u shpreh ai. /Telegrafi/
https://youtu.be/hLDFbf8YGJA