Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka komentuar disa nga përgjigjet e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit të bëra sonte gjatë një interviste.
Haradinaj thotë se përgjigjet e Albin Kurtit për flamurin, për dialogun me Serbinë dhe për Listën Serbe janë vetëm disa nga përgjigjet e tij kundërthënëse.
“Bini sonte: Do ulem dhe do bisedoj me Serbinë pa kërkuar falje; Lista serbe nuk janë më çetnikë; Flamuri jo krejt lara lara etj etj… Vetëm disa nga qëndrimet kundërthënëse të tij nga e kaluara e sot”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/