Site icon Telegrafi

Haradinaj kërkon që Gjermania të shtyjë përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është duke qëndruar në një vizitë në Gjermani, ku sot ka takuar drejtoreshën në Ministrinë e Jashtme për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet e EFTA-së, Susanne Schutz dhe Christiane Hullmann, udhëheqëse e Divizionit për Ballkanin Perëndimor.

Haradinaj ka njoftuar se në takim kanë biseduar për situatën politike në Kosovë, duke shtuar se ka kërkuar nga Gjermania të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave.

“Në këtë takim diskutuam për situatën politike në Kosovë dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve tona. Gjithashtu folëm për sundimin e ligjit dhe situatën e sigurisë.
Duke pas parasysh se vendet tona kanë partneritet strategjik dhe marrëdhënie të shkëlqyera, kërkova që Gjermania të shtyej përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën në takimet me shtetet anëtare të BE-së”, ka shkruar ai në një postim në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version