Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar miratimin e Ligjit të Pagave.
Ai gjatë një takimi të grupit parlamentar të AAK-së, është shprehur se me mosmiratimin e tij, institucionet po i rrezikojnë qytetarët.
“Nëse ne nuk e përcjellim trendin e rritjes lineare që është një mandat katër vjeçar mbi 20 për qind fuqizojmë këtë Ligj, tani ne jemi ka e rrezikojmë krejt sektorit publik në Kosovë. Institucionet nuk po e rrezikojnë vetëm administratën ose vetëm arsimin e shëndetësinë, por po e rrezikojnë direkt qytetarin, për shkak se ai është përfitues i këtyre shërbimeve”, u shpreh Haradinaj.
Ai tha se me gjendjen aktuale do të ketë varfërim të sektorit privat dhe kualitet më të dobët në shërbim. /Telegrafi/