Telegrafi

Haradinaj i kërkon Kurtit të deklarohet për rastin e Besnik Mujecit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të deklarohet për rastin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Benik Mujeci, i cili të martën është arrestuar në Tiranë, nën dyshimin për trafikim droge.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook i ka thënë Kurtit që të “bëhet i gjallë”.

“Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, një ditë më parë Policia e Shtetit në Tiranë arrestoi pesë persona për trafikim me lëndë narkotike, ndërkaq në mesin e të arrestuarve është edhe Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. /Telegrafi/