Telegrafi

Haradinaj: Kategoritë e lirisë që katër vjet pushtet të Kurtit janë poshtëruar nga Qeveria

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar me kritika ndaj qeverisë Kurti.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se katër vjet pushtet të Kurtit, kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga qeveria.

“Vetëvendosje nuk ka hezituar që për të mos i përfshirë kategoritë e lirisë në pagën minimale, të bashkojë votat edhe me Listën Serbe.

Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij ‘ia kanë pirë duhanin tinëz’, atëherë le t’i rrit sot pagat e familjeve të Dëshmorëve e Martirëve, Invalidëve, Veteranëve, Viktimave të dhunës seksuale. Mundësinë dhe buxhetin e mjaftueshëm e ka.

Fatkeqësisht, kjo nuk pritet të ndodh, sepse është vet Kurti ai që qëndron pas marrëveshjeve me ‘vendasin’ dhe Listën Serbe”, shkruan lideri i AAK-së. /Telegrafi/