Kryeministri Ramush Haradinaj, duke folur për takimin me Merkel është shprehur se pozicioni i Kosovës është shumë më i lartë.
Haradinaj ka thënë se Kosova është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut, ndërkohë ka treguar se me Merkelin ka diskutuar për temën e taksës.
Ai thekson se nuk i është kërkuar heqja e taksës dhe se ai vendim do të mbetet në fuqi.
“E drejta jonë me lëvizë lirshëm. Po ashtu edhe dialogu Kosovë-Serbi. Ajo që mund ta them. Jemi seriozisht të interesuar për dialog. Taksa nuk hiqet. Nuk është kërkuar heqja. Është biseduar për të në kontekstin e dialogut, por ajo nuk hiqet”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i Qeverisë ka folur edhe për takimin e Parisit.
Thotë se atje do të shkojnë për njohjen, pasi vetëm kjo çështje është mund të diskutohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Në Paris do të kemi kërkesë për një marrëveshje për njohje reciproke. Ekziston një diskutim i tillë, herë pas herë rikthehet. Por agjenda e Kosova duhet të mbetet. Njohja e Kosovës nga Serbia, dhe nga pesë vendet e BE-së. Si Kosovë, ajo që ka mbet pa u zgjidh është vetëm çështja e njohjes”, ka thënë ndër të tjera ai./Telegrafi/